Juventusi përjashton kapitenin, mbrojtësi kërkon një destinacion të ri

Leonardo Bonucci përjashtohet nga projekti Juventus. Edhe pse mbrojtësi është ende nën kontratë, drejtori sportiv Cristiano Giuntoli e takoi në Toskanë ku ndodhet me pushime duke i bërë të ditur vendimin e klubit.

Bashkë me kapitenin nxirret jashtë projektit edhe mesfushori McKennie. Tashmë për të synuar Euro 2024 me fanellën e Italisë, Bonucci duhet të gjejë një skuadër të nivelit të lartë.

Lazio është një ide por ofertën konkrete ai e ka marrë nga miku i tij Andrea Pirlo i cili do të drejtojë Sampdorian.