Lirohet nga çdo akuzë për përdhunim, mbrojtësi francez shpërthen në lot pasi iu shkatërrua karriera

Benjamin Mendy është zyrtarisht i liruar nga çdo akuzë që ishte ngritur ndaj tij nga disa vajza të cilat e çuan në bankën e të akuzuarve për përdhunim.

Mbrojtësi francez, një nga më premtuesit e dekadës së fundit, e ka mbyllur sagën e gjatë të vuajtjeve dhe mund të shikojë përpara edhe pse tashmë karriera e tij është kompromentuar.
Manchester City e largoi nga skuadra në momentin që ndaj tij u adresuan akuzat, ndërsa në momentin që gjyqtari lexoi vendimin, ai shpërtheu në lotë.

Mendy është akuzuar për dhunë gjatë festave që ka zhvilluar nëperiudhën e izolimit nga pandemia. Tashmë ai është i lirë por pa një klub ku mund të luajë pasi kontrata e tij me Manchester City skadoi në qershor ndërsa ndeshjen e fundit e ka luajtur në gusht të vitit 2021.

Ky është gjyqi i dytë dhe i fundit në dëm të Mendy që ka arritur të mbrohet me sukses pas 3 viteve shumë të vështira ndëesa vetë ai personalisht e ka mohuar çdo akuzë duke theksuar se femrat kishuin shkuar në çdo rast me dëshirën e tyre dhe jo te detyruara nga ai.
