Një shkodran në Rumani, zbulohet skuadra ku do të luajë mesfushori

Mesfushori shkodran, Herald Marku ka nisur një eksperiencë të re në Rumani te skuadra UTA Arad.

Pak ditë pas largimit nga Vllaznia, lojtari që mbulon disa pozicione në mesfushë, është bashkuar me klubin që militon në Ligën e Parë të futbollit rumun.

Ai ka nënshkruar për disa sezone dhe është bashkuar menjëherë me skuadrën për fazën përgatitore, ndërsa do të të jetë gati për të zbritur në fushë që në ndeshjet e para të muajit gusht për llogari të kampionatit rumun.

Një tjetër transferim në në Ballkan i një shkodrani ishte edhe ai Erdenis Gurishtës që u bashkua me bullgarët e CSKA-së.