Pasioni i çmendur për orët, Cristiano Ronaldo blen faqen e famshme të internetit “Chrono24”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2023, 21:04

Ai ka një pasion të shfrenuar për orët e madje në koleksionin e tij të rrallë ka në pronësi një orë me vlerë 2 milionë dollarë por kaq nuk mjafton.

Cristiano Ronaldo ka blerë shumicën e aksioneve të faqes së specizlizuar online “Chrono24”, një nga më të njohurat dhe të besueshmet në tregtinë e orëve të shtrenjta.
Ronaldo ka investuar më shumë se 800 mijë dollarë për të blerë portalin inline duke debutuar zyrtarisht edhe në tregtinë e orëve.
Kompania është themeluar në vitin 2003 dhe ka në koleksionin e shitjeve 530 mijë orë nga më shumë se 3 mijë tregtarë nga e gjithë bota.
