Al Hilal zyrtarizon zbulimin e Igli Tares, Ronaldo i paralajmëruar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Korrik 2023, 07:02
Sergej Milinkovic-Savic i jep zyrtarisht lamtumirën Lazios pas 8 sezoneve me fanellën batdhekaltër.
Mesfushori serb 28-vjeçar u ble në vitin 2015 nga Igli Tare që e shkëputi nga Genk për 8 milionë dhe sot largohet për 40 duke nënshkruar një kontratë 3-vjeçare nga e cila do të përfitojë 60 milionë.
Lojtari ballkanas transferohet te Al Hilal që është rivalja kryesore e Al Nassr të Cristiano Ronaldos.
Në skuadrën e re Milinkovic gjen edhe Ruben Navas e Koulibaly, gjithashtu të transferuar pak ditë më parë.
