Tirana largon mbrojtësin e “gafës” së sfidës “titull”

Tirana nuk ia fal gabimin e penalltisë së shumëkontestuar kundër Bylisit. Mbrojtësi Behiratche i jep lamtumirën klubit bardheblu nga ku largohet me shumë keqardhje për atë kontakt që mund ta kishte evituar ndaj ballshiotëve.

Klubi kryeqytetas ka komunikuar përmes faqes zyrtare në “Facebook” largimin e Jocelin Behiratche-s. Ky i fundit kaloi më tepër se dy vite me fanellën bardheblu, me të cilën fitoi edhe titullin kampion në “Abissnet Superiore”.

Komunikata e Tiranës:

“Faleminderit Behiratche! KF Tirana konfirmon largimin e lojtarit Jocelin Behiratche. Lojtari dhe klubi kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi. Bardheblutë i urojnë suksese mbrojtësit në karrierën e tij”.