Liverpool dhe Newcastle duan Chiesa-n por gjithçka varet nga Arabia Saudite
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Korrik 2023, 23:23

Federico Chiesa mbetet një nga emrat më të nxehtë të merkatos së Juventusit në dalje. Sulmuesi bardhezi nuk konsiderohet më i pashitshëm nga klubi torinez që beson se mund të arkëtojë një shumë të majme për lojtarin ofensiv.
Agjenti shqiptar Fali Ramadani po shikon për blerës të mundshëm dhe ata nuk mungojnë pasi Liverpool dhe Newcastle po studiojnë me kujdes situatën. Juventus nuk kërkon të zbresë nga kërkesa fillestare që është 50 milionë euro, një shumë e konsiderueshme që dy klubet angleze nuk janë gati ta paguajnë.
Çfarë hyn Arabia Saudite? Nuk bëhet fjalë për transferimin e italianit në Lindjen e mesme por tek klubi në pronësi të arabëve, Newcastle që pagën 9 apo 10 milionë në sezon nuk e ka aspak problem.
