Merkato edhe te femrat, Tirana prezanton drejtoreshën nga Kosova

Merkato edhe te femrat, Tirana prezanton drejtoreshën nga Kosova
Klubi i Futbollit Tirana nuk ndalet vetëm te merkatoja e meshkujve pasi synon të ndërtojë një skuadër të fortë dhe konkurruese me Vllazninë edhe për femrat.

Bardheblutë njoftojnë emërimin e ish-lojtares së Ferronikelit, Adonisa Aliu në postin e drejtoreshës sëportive të Klubin e Futbollit Tirana Woman.

Një lëvizje e papritur por logjike në klubin bardhebu që kërkon të rivalizojë në Superioren e femrave me një skuadër si Vllaznia që në dekadën e fundit ka fituar gjithçka të mundshme.