Zyrtare/ Kroati që ka luajtur me Interin bashkohet me Guardiolë-n, bëhet pasardhës i Gundoghan
Manchester City bën goditjen e parë të merkatos verore. Klubi kampion i Anglisë dhe Europës konfirmon transferimin e mesfushorit Mateo Kovacic nga Chelsea për 30 milionë pound, një shumë e konsiderueshme që shkon në arkën e bluve të Londrës.
Ishte dëshira e ballkanasit për të punuar me Pep Guardiolën që bëri diferencën në bisedime dhe e shtynë ish-lojtarin e Interit drejt “Etihad Stadium”.
Kroati nënshkroi një kontratë 4-vjeçare me bardhekaltërit dhe pas eksperiencave te Interi, Real Madrid dhe Chelsea, tashmë në moshën 29-vjeçare hap një kapitull të ri në karrierën e tij.
“Është një lëvizje shumë e mirë për karrierën time. Kushdo që e ka parë me kujdes ekipin e Pep këtë sezon e di shumë mirë se ata janë skuadra e duhur për mua. Ata janë ekipi më i mirë në botë”, deklaron Kovacic me fanellën e re të Manchester City-t.
He's here! ???? pic.twitter.com/zuyfLJLTvb
— Manchester City (@ManCity) June 27, 2023
