Bayern merr përgjigje nga Tottenham pas ofertës 70 milionëshe për Kane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2023, 17:48

Nuk ka vonuar shumë përgjigja e Tottenham për Bayern Munchen që bëri një tentativë të parë për të bindur presidentin Daniel Levy.
Harry Kane nuk largohet nga Tottenham drejt Bavarisë për 70 milionë euro edhe pse kontrata e tij skadon në verën e vitit të ardhshëm.
Sipas “The Guardian”, klubi anglez kërkon minimalisht 100 milionë për të hequr dorë nga kapiteni edhe pse me një tentativë tjetër më të lartë, Bayern mund të arrijë ta blejë ndoshta me 90 milionë.
