Vjen firma e shumpritur, Marcus Thuram është një lojtar i Interit

Nuk ka më dyshime sepse kontrata e tij është depozituar në Ligën e Serie A dhe Interi mund të fërkojë duart pasi e ka sulmuesin që i duhet për të zëvendësuar Edin Dzekon por ndoshta edhe Romelu Lukakun.
Mbërriti në Milano ditën e sotme dhe pas një vizite në selinë e Interit, Marcus Thuram hodhi të zezën mbi të bardhë në kontratën që do ta lidhë me zikaltërit deri në vitin 2028.
Djali i ish-mbrojtësit të Juventusit, Lilian Thuram do të përfitojë rreth 6 milionë euro në sezon ndërsa Interi nuk do të paguajë asnjë qindarkë në arkën e Borussia Mounchengladbach pasi sulmuesi largohet me parametra zero.
Thuram do të prezantohet në datën 1 korrik pasi të jetë edhe zyrtarisht një lojtar i lirë pasi kontrata e tij me klubin gjerman skadon në 30 qershor.
