Greqia u bë xheloze për finalen e Conference League në Tiranë por në 2024 do ta organizojë vetë

Greqia u bë xheloze për finalen e Conference League në
Dy viite pas finales së Conference League në “Air Albania”, Greqia do të organizojë finalen e saj në këtë kompeticion. Sezoni i ri i evenimentit të tretë më të rëndësishëm europian do të kulmojë në Athinë në muajin maj.

Finalja do të luhet në stadiumin e sapondërtuar “Agia Sofia” në pronësi të kampionëve të AEK-ut. Komiteti ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur gjithashtu për finalen e vitit 2025 që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit polak të Braslavias.

Në vitin 2022 kur Tirana organizoi finalen Roma-Feynoord, mediat greke i kushtuan një hapësirë të madhe kësaj ngjarjeje duke kërkuar që federata helene të kërkonte sa më parë organizimin e një finaleje.