Bayern Munchen nuk heq dorë, përmirëson ndjeshëm ofertën për Harry Kane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2023, 16:41

E kërkon me çdo kusht dhe sipas të gjitha gjasave do ta transferojë në Mynih gjatë kësaj vere. Bayern Munchen nuk dorëzohet pas refuzimit që i bëri Tottenham ofertës së parë prej 70 milionë euro për sulmuesin Harry Kane.
29-vjeçari, kontrata e të cilit mbyllet në fund të sezonit të ardhshëm, është në krye të listës së dëshirave edhe te Manchester United por gjermanët kanë bërë një progres të dukshëm në punën për të marrë “ok” e Tottenham që për momentin po studion ofertën e dytë.
93 milionë, plot 23 më shumë nga oferta e parë mund të mjaftojë që klubi i presidentit Daniel Levy të lëshojë firmën për lojtarin më të suksesshëm të historisë së Tottenham.
