Nuk e tradhtoi Juventusin, Rabiot ka një mesazh pas rinovimit!

Pas rinovimit të tij zyrtar me Juventusin per nje vit, video-mesazhi i Adrien Rabiot vjen në kanalin e transmetimit të Juventusit në Instagram:

“Jam i lumtur dhe krenar që mund të konfirmoj se sezonin e ardhshëm do të jem sërish lojtar i Juventusit. Zgjedhja ime vjen nga zemra, unë jam shumë i lidhur me këto ngjyra dhe me këtë fanellë: Juventusi është shtëpia për mua. Këtu u rrita dhe u përmirësova si në fushë ashtu edhe si njeri” – vazhdon Rabiot në mesazh.

“Mezi pres të nis një sezon të ri dhe, siç premtova disa muaj më parë, synimi im është gjithmonë të jap 100% për Juventusin dhe për të gjithë ju tifozët.

Do të doja shumë të ndaja me ju shumë buzëqeshje dhe shumë suksese. Veshja e kësaj fanelle është përgjegjësi dhe privilegj, jam gati të vazhdoj këtë aventurë të mrekullueshme”- përfundoi ai.