Cristiano Ronaldo shënon me një kundërsulm perfekt ndaj presidentit të UEFA-s, Ceferin

Cristiano Ronaldo shënon me një kundërsulm perfekt ndaj
Pak ditë në parë, presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin sulmoi politikën e Arabisë Saudite për të blerë yjet e futbollit europian, duke e cilësuar të gabuar.

Sipas Ceferin, Arabia duhet që këto miliona t’i shoenzojë në akademitë e të rinjve dhe jo të grumbullojë lojtarë në fund të karrierës. Reagimi i njeriut që hapi rrugën e transferimeve të bujshme në një kampionat pak të njohur, Cristiano Ronaldo, e ka përgjigjen gati për shefin e UEFA-s.

“Ka gjykuar pa i parë fare ndeshjet. Kampionati arab është shumë i bukur, transferimet flasin vetë. Që prej kohës kur jam zhvendosur në Arabi, luaj edhe për Kombëtaren e Portugalisë dhe kjo do të thotë se kampionati atje nuk është i dobët”.