Asllani nuk lëviz! Shqiptari i Interit ngjitet në hierarki, Inzaghi i premton minuta

Kristjan Asllani nuk do të huazohet. Simone Inzaghi ka vendosur veton në lidhje me mesfushorin kuqezi i cili shënoi golin më të bukur të ndeshjeve të fundit eleminatore.

Aktualisht lojtari nga Elbasani është me pushime në Shqipëri por nga Appiano Gentile ku po ndërtohet strategjia e sezonit të ardhshëm, ai merr lajme pozitive.

Sipas "Gazzetta dello Sport", Asllani do të qëndrojë sepse tani është ai zëvendesi ose njeriu që do t'i japë frymëmarrje turkut Calhanoglu.

Largimi i Brozovic e ka bërë Inzaghin të mendojë një rol lideri për të riun shqiptar i cili këtë sezon do rë ketë më shumë minuta dhe me siguri do të jetë në qendër të projektit zikaltër.

Një lajm shumë pozitiv për 21-vjeçarin i cili e mbylli sezonin në stol por paraqitja me fanellën e Kombëtares Shqiptare e nxorri sërish në vitrinë talentin zikaltër që u transferua nga Empoli për 14 milionë euro.