PSG shpëton nga sanksionet edhe pse me 380 mln. € humbje

PSG e mbylli sezonin me rreth 380 milionë euro humbje por në Francë e mbyllin njëri sy kur bëhet fjalë oër klubin në pronësi të emirit nga Katari.

Sipas mediave vendase, parizienët e kanë kaluar testin e fair play financiar bashkë me Marseille dhe Monaco e Nantes e në këtë mënyrë mund të regjistrohen normalisht në sezonin e ardhshëm.

Kjo do të thotë që as UEFA nuk mund të ndërhyjë dhe ndryshe nga shumë klube të tjera europiane, PSG rezulton sërish e paprekur.