Qeveria italiane ndalon përgjithmonë fanellat me numrin 88, arsyeja është e pabesueshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2023, 17:59
Nëpërmjet një vendimi të marrë orët e fundit, Qeveria e Italisë ndalon të gjitha skuadrat në të gjitha kategoritë që të prodhojnë dhe të regjistrojnë fanella me numrin 88.
Në këtë mënyrë, asnjë lojtar nuk mund të zbresë në fushë duke nisur që prej sezonit të ri. Ky numër është zgjedhur nga grupet neonaziste për të simbolizuar përshëndetjen “Heil Hiter” pasi “H” është shkronja e tetë e alfabetit.
Vendimi i qeverisë lidhet me një projekt më të madh që synon të ashpërsojë masat e luftës antisemite, ku përfshihen edhe masat për të mos lejuar tifozët të mbajnë simbole të ekstremit të djathtë. Nëse do të vihen re episode të tilla, atëherë ndeshjet do të ndërpriten menjëherë.
