Al Hilal, avioni superluksoz që do të transportojë lojtarët është një “çmenduri”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2023, 20:09
Imazhet e avionit që do të transportojë lojtarët e skuadrës arabe Al Hilal në transfertat e ndryshme brenda dhe jashtë vendit, po bëjnë xhiron e botës dhe ka një arsye.
Mjeti fluturues ku do të akomodohen mes të tjerëve edhe yjet Ruben Neves e Koulibaly, është një magji e vërtetë. Boeing 474-400 kushton 200 milionë euro dhe ta quash “avion” është e padrejtë. Dhoma gjumi, mencë për t’u ushqyer, kolltuqe luksi dhe madje një fron i artë.
Shikoni pamjet që të lenë pa frymë;






