Juventus, 4 të sakrifikuar për mesfushorin serb të Lazios
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2023, 15:06
Chiesa, Zakaria, McKennie dhe Arthur për të arritur te Milinkovic Savic. Juventus është gati të sakrifikojë 4 lojtarë për të plotësuar organikën me një nga mesfushorët më të mirë të Serie A.
Klubi torinez e kërkon me çdo kusht lojtarin e Lazios i cili ka ende edhe 1 vit në kontratë por për ta transferuar duhet të paguajë 40 milionët e kërkuara nga Claudio Lotito.
Bardhezinjtë nuk e kanë këtë shumë por me shitjen e mundshme të Chiesa-s dhe ofrimin e Zakaria, McKennie dhe Arthur mund të arrijë te lojtari serb i skuadrës bardhekaltër.
