Shkelja e të drejtave të njeriut në Katar, Bayern Munchen ndërpret kontratën me gjigandin e fluturimeve
Bayern Munchen dhe “Qatar Airways” kanë ndërprerë bashkëpunimin pasi kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Vendimi ka ardhur disa kohë pas akuzave të vazhdueshme për shkeljen e të drejtave të njeriut në vendin e Gadishullit Arabik.
“Kontrata mes nesh është mbyllur pas 5 viteve entuziazmuese. Bayern Munchen dhe Qatar Airways kanë punuar me sukses dhe kanë mësuar shumë nga njëri-tjetri”, thelsohet të komunikatë.
Administratori i deleguar, Oliver Kahn i larguar në muajin maj e kishte paralajmëruar prej kohësh një vendim të tillë pasi klubi bavarez ishte vënë në shënjestër të kritikave përpara Kupës së Botës për shkak të shtypjes së të drejtave të njeriut nga Doha zyrtare.
Në 2021-shin tifozët ndërprenë asamblenë e klubit duke kërkuar me zë të lartë ndërprerjen e bashkëpunimit me kompaninë katariote.
