Kontratë e re faraonike për Vinicius, Real i vendos klauzolën e paarritshme edhe nga arabët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2023, 21:00
Real Madrid kërkon të sigurojë edhe për 5 vitet e ardhshme kontratën e Vinicius jr. duke i ofruar kushte të reja dhe një klauzolë që e bën praktikisht të paprekshëm sulmuesin e krahut i cili do të nënshkruajë deri në vitin 2028.
Mediat spanjolle shkruajnë për një marrëveshje që e bën brazilianin një nga më të paguarit e Real Madrid, çka do të thotë se paga e tij neto do të jetë rreth 25 milionë euro.
Klauzola e largimit? Plot 1 miliardë euro sepse vetëm në këtë mënyrë mund të mbahen larg pretendentët nga Lindja e Mesme. Kontrata e re do të nënshkruhet brenda pak ditëve në mënyrë që Vinicius të vendoset në qëndër të projektit “Los Blancos” pas largimit të Karim Benzema.
