Bayern Munchen bën ofertën e parë zyrtare për Harry Kane, ja sa ofrojnë gjermanët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2023, 14:16

Harry Kane është objektivi më i rëndësishëm i Bayern Munchen për të plotësuar vendin e lënë bosh nga Robert Lewandowski një sezon më parë.
Kampionët e Gjermanisë i kanë ofruar Tottenham-it 70 milionë euro për ta bindur të lejë të lirë lojtarin më të rëndësishëm të organikës së londinezëve.
