Devijoi lumin dhe shkatërroi ambientin, Neymar gjobitet me 1 milionë dollarë

“Shkelje ambientale”, kështu e kanë justifikuar gjobën e majme ndaj Neymar, autoritetet braziliane. Banorët në shtetin Rio de Janeiro janë ankuar për zhurmën e madhe por edhe shkatërrimin e ambientit që po bëhet me punimet e banesës luksoze të sulmuesit në një qytezë rreth 130 km larg Rios.

Në këtë mënyrë, Neymar duhet të paguajë një gjobë rreth 1 milionë dollarë. Bëhet fjalë për qytezën Aero Rural ku punimet në banesë kanë nisur pa lejen e nevojshme ambientale, ndërsa autorietet kanë zbuluar disa shkelje ambientale ku më e rënda është devijimi i ujit të një lumi të vogël që furnizon një liqen artificial të rajonit.

Janë vërtetuar gjithashtu gërmime të paautorizuara dhe zhvendosje të dherave dhe shkëmbinjve pa një leje. Neymar që e ka blerë pronën 10 mijë metra katrorë ën vitin 2010, nuk ka replikuar ndërsa në vilën e rë do të ketë jë pistë helikopterësh, një sauna gjigande, palestër, sallë masazhesh dhe një restorant.