Bayern Munchen i kthehet “vesit” të vjetër, “rrëmben” një tjetër lojtar nga Borussia Dortmund
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Qershor 2023, 11:11

Në Gjermani zyrtarizohet goditja e parë e madhe e Bayern Munchen. Klubi kampion i rrëmben Borussias së Dortmundit portugezin Raphael Guerreiro në përfundim të kontratës së tij me “grerëzat” duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2026 me bavarezët.
“Kur dëgjova për interesimin e Bayern Munchen mora menjëherë vendimin për të shkuar. Të vesh këtë fanellë në këtë klub të madh është një nder i madh për mua. Me Tuchel kam punuar në Dortmund dhe e vlerësoj shumë”.
Guerreiro largohet pas 7 vitesh te Borussia Dortmund ku ka shënuar 30 gola në 162 ndeshje të Bundesliga-s. Ai ka fituar 2 Kupa të Gjermanisë.
