Manchester City rrëmben vendin e parë, Arsenali “dorëzon” kreun (VIDEO)

Ishte parashikuar që të ndodhte dhe nuk ndryshoi asgjë nga skenari që kishte përgatitur Pep Guardiola. Manchester City rikuperon terren dhe ngjitet për herë të parë në krye të klasifikimit me 1 pikë më shumë dhe sërish me një ndeshje më pak se Arsenali.
Kampionët në fuqi mundën 2-1 Fulham në Londër për të bërë rrokadën e madhe dhe tashmë mund të thonë me plot gojën se titulli është në duart e tyre e të askujt tjetër. Fitorja 4-1 ndaj Arsenalit i dha City-t moral dhe Halaand e Alvarez gjetën rrugën e rrjetës në transfertën e vështirë për t’i dhuruar ekipit mik fitoren.
Sukses arritën edhe Manchester United që mundi 1-0 Aston Villa dhe Newcastle që kaloi 3-1 Southampton. Të dyja skuadrat hipotekojnë çështjen e kualifikimit për në Champions League sezonin e ardhshëm.
