Korça me stadium dhe pallat sporti të ri, ja kur prezantohen projektet finale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2023, 07:26

Të martën në Korçë do të prezantohen projektet finale në bazë të të cilave do të ndryshojnë fytyrë stadiumi dhe pallati i sportit por edhe i gjithë kompleksi sportiv në qytetin juglindor.
Bashkë me Vlorën dhe Durrësin, Korça do të ketë një stadium të ri. Në garë me projektet e tyre do të jenë tre studio të ndryshme dhe prezantimi i tyre do të jetë publik në mënyrë që vlerësimet t’i marrin edhe nga publiku apo specialistë të ndryshëm.

Kjo do të jetë edhe faza e dytë e Konkursit Ndërkombëtar të Projektimit ndërsa më pas do të vëhet edhe përzgjedhja e studios fituese. Fituesi do të dalë pasi për këtë të vendosë një juri ndërkombëtare e përbërë nga specialisë të fushës.

