Real Madrid “vullkan” me Benzema, por Barcelona reagon menjëherë ndaj Real Betis (VIDEO)

Real Madrid “vullkan” me Benzema, por Barcelona reagon

Karim Benzema dhe shokët e tij i japin një leksion futbolli Almerias duke e ndihmuar Realin e Madridit për t’u rikthyer te fitorja por edhe Barcelona në krahun tjetër e nisi sfidën me Real Betis me tre gola të shpejtë dhe një tjetër në pjesën e dytë duke replikuar ndaj “Los Blancos”.

Përsa i përket ndeshjes së luajtur në Madrid, ekipi i Ancelottit triumfoi 4-2 ku tre gol u shënuan nga Topi i Artë, Karim Benzema. Ky sukses nuk e ndihmon Realin gjithsesi sepse me fitoren e Barcelonës ndaj andaluzianëve, diferenca e pikëve mbetet 11.

Kjo është java e 32 e La Liga-s dhe në 6 javët e mbetura do të jetë shumë e vështirë që kampionët të mbrojnë kurorën e tyre e tashmë duket të fokusohen tërësisht te Kupa e Mbretit dhe Champions League.