Kukësi nuk ndryshon pozicion, barazimi pa gola me Teutën e konfirmon në tonën play-off

Në “Kukësi Arena” skuadra e vendase dhe Teuta luajtën një ndeshje direkte për vendin e tetë që të dyja kërkojnë ta evitojnë.

Pavarësisht tentativave nga të dyja skuadrat, 90 minutat u mbyllën në një barazim pa gola që e dqmton shumë skuadrën e Rrahman Hallaçit, e cila mbetet në vendin e 8 të klasifikimit dhe këtë fundjavë rikuperoi vetëm 1 pikë ndaj Erzenit por jo ndaj Teutës e Laçit.

Në pjesën e dytë, sfida u ndez më shumë me durrsakët që pretenduan për 11-metërsh por ishin kuksianët ata që shpërdoruan më shumë.

Dy raste flagrante me Bashën fillimisht e më pas me Barbosën mund ta kishin ndryshuar rrjedhën e kësaj sfide ku verilindorët “qajnë” rastet e shpërdoruara por në krahun tjetër, as Teuta nuk arriti të rrëmbente 3 pikë që me pak më shumë këmbëngulje mund të ishin futur në “shportën” e durrsakëve.