Erzeni, presidenti rrëzohet në stadiumin “Niko Dovana”, transportohet në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2023, 07:40
Presidenti i klubit të Futbollit Erzeni, Durim Keçi pësoi një incident të pakëndshëm në fund të ndeshjes së djeshme kundër Partizanit që u luajt në stadiumin “Niko Dovana”.
Pasi sfida u mbyll, në mënyrë të papritur ai u rrëzua nga tribuna qëndrore duke përfunduar në hyrjen e tunelit të dhomave të zhveshjes. Mjekët e pranishëm në stadium i erdhën menjëherë në ndihmë dhe ai u transportua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Nuk ka ende informacione të mjaftueshme për ngjarjen e pazakontë por presidenti i Erzenit është në gjendje të mirë shëndetësore. “Ora Sport” i uron numrit 1 të klubit shijakas, shërim sa më të shpejtë!
