E pabesueshme, Roma në delir në minutën e 95 por Milani nuk “vdes” kurrë (VIDEO)
Roma krijon iluzionin e fitores duke festuar përpara kohe pasi në kryeqytet ndodh gjithçka brenda pak sekondave, nga minuta e 5 shtesë në atë të 7-ën. Barazim 1-1 me dy gola të shënuar përtej kohës së rregullt por çfarë karakteri nga Milani që nuk e lejoi skuadrën e Mourinhos të shijonte një fitore të mundshme në frymën e fundit.
Në kryeqytetin italian u mendua se vendosi një gol i Tammy Abraham 5 minuta pas kohës së rregullt por Saelemaekers barazoi në të 97-ën. Ndeshja u bë më e ndezur në pjesën e dytë pas 45 minutave të para shumë të vakëta, ndërsa më kalimin e kohës, Roma e shtypi më shumë gazin duke e kërkuar më shumë suksesin në këtë sfidë.
Topi i humbur nga De Ketelaere dhe rikuperimi i Celik me një inkursion nga krahu që shërbeu sulmuesin anglez i cili kaloi mbrojtësi Kalulu duke e ndalur topi në rrjetë. Gjithsesi, ndeshja nuk kishte mbaruar për Milanin pasi Saelemaekers gjeti barazimin që mban Milanin ende në vendin e katërt të klasifikimit dhe Romën për momentin jashtë zonës Champions.