Roskoveci dhe Laçi me fusha të reja, KE në FSHF miraton investimet e radhës

Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FSHF jamë marrë disa vendime të rëndësishme në lidhje me infrastrukturën futbollistike në vend.

Një prej tyre është ndërtimi i një fushe në Roskovec ndërsa do të ndërtohet edhe biletaria e stadiumit të Partizanit. 

Komiteti Ekzekutiv miratoi vendimin për ndërtimin e dy fushave  në Laç dhe pajisjen e njërës prej tyre me sistem ndriçimi.

Do të investohet gjithashtu edhe në kompleksin e FSHF në Kamëz ku do të bëhen restaurime të rëndësishme dhe do të shtohet gjithashtu një fushë e re me bar artificial.