Salernitana prish festën e Napolit, titulli i tretë shtyhet për në mesjavë
Ishte përgatitur festë e madhe në Napoli për titullin e tretë kampion por për fat të keq një gol i papritur çon dëm të gjitha përpjekjet dhe shtyn gjithçka për javën tjetër.
Në “Maradona”, Napoli priti Salernitanën, në dukje një ndeshje e lehtë dhe ashtu duhej të ishte duke parë rastet e krijuara në fushën e lojës, por në terren rezultoi ndryshe dhe djemtë e Luciano Spallettit u ndalën në barazim 1-1.
Avantazhit të firmosur nga Oliveira iu përgjigj Dia në finalen e pjesës së dytë duke shtangur 60 mijë të pranishimit në stadium dhe miliona napoletanë në mbarë botën.
Humbja e Lazios e kishite bërë të mundur që me një fitore Napoli të hipotekonte zyrtarisht titullin e tretë por festa shtyhet për në mesjavë, ndërsa Salernitana gëzon për një pikë të artë mbijetese.
