Rashford në histori rozë me “futbollisten më seksi të planetit”?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2023, 10:07

Quhet Alisha Lehmann, është 24 vjeç dhe aktualisht luan me skuadrën e Aston Villa. Lojtarja me origjine zvicerane është një nga femrat më seksi të lojës së futbollit dhe jo rastesisht e ka fituar këtë epitet.

Ajo njihet gjerësisht nga mediat rozë për shkak të fotove provokuese që poston shpesh herë por gjatë ditëve të fundit, Alisha është përfshirë në një ngjarje që mund t’i ndryshojë jetën.
Teksa po priste radhën për të hyrë në një pub në Londër, Marcus Rashford e ka njohur dhe i siguroi kalimin në sektorin VIP. Më pas ata janë ulur në të njëjtën tavolinë bashkë me miqtë e tyre dhe kanë shkëmbyer shumë batuta.

Ka nga ata që besojnë se mes sulmuesit të Man. United dhe biondes ka nisur një histori por këtë vetëm koha do ta vërtetojë.
