Modele dhe agjente lojtarësh, kjo është motra e brazilianit të Manchester United (FOTO)
Simpatike, familjare e një futbollisti të njohur dhe agjente e famshme futbollistësh.

Hellen Telles, motra e Alex Telles i ka të gjitha dhe po shijon famën në zyrat e agjentëve por edhe atë në rrjetet sociale për shkak të pamjes së saj.

Prej disa kohësh ajo ka nisur të punojë në tregun e futbollisteve dhe deri tani ka pasur një sukses shumë të madh por nuk dëshiron të ndalet.

Nga fusha e modelingut ajo ka bërë një kapërcim të pabesueshëm në një botë të karakterizuar nga dominanca e meshkujve, ndërsa ka arritur të marrë edhe çertifikimin nga FIFA.
“Kam hyrë e paftuar në këtë botë edhe pse kam lindur në një familje që flet 24 orë në ditë për futbollin”, thekson bukurishja braziliane.

Vëllai i saj, Alex, aktualisht është huazuar nga Manchester United te Sevilla ndërsa ajo që e përfaqëson tashmë është sigurisht...motra e tij.


