Çfarë po ndodh?! Maxi Lopez darkon me Wanda Nara-n…pa praninë e Icardit

Maxi Lopez dhe Wanda Nara sërish sëbashku dhe për më tepër pa praninë e bashkëshortit të prezantueses, Mauro Icardi. Sulmuesi argjentinas dhe ish-bashkëshortja e tij kanë publikuar në fotografi nga Buenos Aires duke darkuar në një nga restorantet më të mirë të qytetit.

Wanda që e la shumë vite më parë Maxi Lopez-in për shokun e tij Icardi, rastësisht duket se ka takuar ish-sulmuesin e disa skuadrave në Serie A. Maxi sqaron se ata kanë darkuar për të diskutuar rreth 3 fëmijëve të tyre.

Çfarë po ndodh?! Maxi Lopez darkon me Wanda Nara-n…pa

Ai siguron gjithashtu se darka nuk ishte e organizuar dhe ndodhi ratësisht, ndërsa më pas lëshoi një “shigjetë” edhe për Mauro Icardin, i cili jeton në Stamboll dhe nuk ka mundësi të qëndrojë pranë bashkëshortes.

“Nuk do të jem asnjëherë në një tavolinë me të. Mund të ulet me femijët apo me Wanda-n por asnjëherë me mua. Unë takohem me Wanda-n për të bërë sa më shumë të lumtur fëmijët por nuk ka asgjë më shumë se kaq”, thekson Lopez.

Çfarë po ndodh?! Maxi Lopez darkon me Wanda Nara-n…pa