Si në Shqipëri. Lojtarët e Borussias hyjnë në dhomën e arbitrave pas ndeshjes

Si në Shqipëri. Lojtarët e Borussias hyjnë në
Në Bundesliga plas skandali i arbitrave. Në ndeshjen e parë të javës së 30, Borussia Dortmund barazoi 1-1 në transfertën e Bochum duke bërë një hap fals në betejën për titullin edhe pse momentalishte “grerëzat” janë 2 pikë më shumë se Bayern Munchen që do të luajë të dielën kundër Hertha Berlin.

Në fund të ndeshjes, miqtë shfaqën nervozizmin për gjykimin as sa drejtori sportiv Kehl dhe kapiteni Marco Reus hynë në dhomën e arbitrit duke i bërtitur. Në minutën e 65 Soares u kursye nga një i verdhë që mund ta kishte nxjerrë me të kuq, ndërsa trajneri Terzic e bën të qartë se ia tha arbitrit atë që mendonte për të.

“Ky është rasti i jetës për mua sepse nuk e di nëse do të luftoj më për titullin. Ka pasur gabime të rënda në dëmin tonë, plot tre të tilla dhe nuk e kuptoj se në rastin e penalltisë nuk shkoi të konsultohej me sistemin VAR”, deklaron tekniku i Dortmund që edhe dy javë me parë humbi një tjetër mundësi për të fituar pasi u ndal nga Stuttgart në një barazim rokambolsek 3-3.