Laçi me mision europian, shtyn Bylisin drejt Kategorisë së Parë

Në Ballsh fiton Laçi me gola të Bibos dhe Babatundes. Kurbinasit gjejnë një fitore të rëndësishme në "Adush Muça" por Bylisi ua bëri misioni më të lehtë pasi nuk tentoi të bënte shumë duke marrë rrugën drejt së Parës.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 30 por bardhezinjtë e kontrolluan dhe e hipotekuan vetëm në minutën e parë të shtesës. 

Me këtë sukses, ekipi i Stavri Nicës i rrëmben përkohësisht Vllaznisë vendin e 4 me 43 pikë ndërsa Bylis mbetet në të nëntin me 10 më pak.