Inter në zonën Champions, zikaltërit kthejnë ndeshjen ndaj Lazios (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2023, 15:27
Inter kthen disavantazhin dhe arrin një fitore të madhe ndaj Lazios në javën e 32 të Serie A.
Golit të Felipe Anderson në pjesën e parë, zikaltërit iu përgjigjën me një pjesë loje pothuajse perfekte ku shënuan tre herë për të arritur një sukses që i çon në kuotën 57 po aq sa Milan dhe Roma e 4 më pak se Lazio që vazhdon të mbetet në vendin e dytë pavarësisht dy humbjeve rresht.
Sfidë shumë e luftuar në “San Siro” ku bardhekaltërit nuk arritën të rezistonin edhe pse rreth 10 minuta nga fundi ishin në avantazh e kontroll të ndeshjes.
Vendimtar Lautaro Martinez i cili hyri në pjesën e dytë dhe shënoi dy gola ndersa Gosens kaloi në avantazh zikaltërit por la fushën e lojës i dëmtuar dhe ky është i vetmi lajm i keq për trajnerin Simone Inzaghi.
