Sulmuesi i West Ham rrezikon të kafshohet nga një qen gjigand, skenën e filmon portieri Fabianski
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2023, 19:39

Një episod i pazakontë është regjistruar në hyrje të qëndrës stërvitore të West Ham ku sulmuesi Maxwell Cornet ka shpëtuar për mrekulli nga qeni i një prej miqve të tij.
Disa lojtarë të skuadrës londineze ishin stacionuar rreth një makine, por në një moment qeni u nis në ndjekje të sulmuesit dhe për fat të mirë, kafsha hoqi dorë duke e lënë të qetë ish bomberin e Burnley i cili sapo është kthyer nga një dëmtim i gjatë që e mbajti për 5 muaj larg fushave.
Fabianski shkruan në Instagram se ky ishte një moment i veçantë dhe në sfond dëgjohen të qeshurat e Declan Rice, mesfushori që këtë verë mund të transferohet në një skuadër të madhe për 100 milionë pound.
View this post on Instagram
