Marcelo, debutim madhështor në “Maracana” për derbin e Brazilit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2023, 11:23
Rikthim madhështor për ish-mbrojtësin e Real Madrid, Marcelo në Brazil. Pak javë pasi nënshkroi me Fluminensen, mbrojtësi brazilian u aktivizua mnejëherë titullar në derbin e Rio de Janeiro-s kundër Flamengos.
Debutim ëndrrash në “Maracana” për mbrojtësin 36-vjeçar, i cili shënoi një gol në suksesin e thellë 4-1 ndaj rivalëve të përjetshëm. Marcelo u rikthye në “Maracana” pas 16 viteve ndërsa Fluminense siguroi fitoren në kampionatin Karioka për të dytin sezon rresht.
Fitorja 4-1 ktheu disavantazhin e humbjes 2-0 të pjesës së parë dhe tashmë për lojtarin brazilian që fitoi me Realin gjithçka, shtohet një trofe tjetër në muze.
MARCELO pic.twitter.com/XLOXq7KshE
— Gigantes Desde 1902 (@GDesde1902) April 10, 2023
