Liverpool mendon për lojtarin italian, përgatit 80 milionë €
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2023, 21:46
Nicolo Barrella mund të tranaferohet në "Anfield Road" për revolucionin që do të bëjë Jurgen Klopp në skuadrën e tij pas një sezoni katastrofik.
Gjermani kërkon të rifreskojë menjëherë mesfushën me një emër me peshë dhe lojtari i Interit duket se ma parametrat e duhur dhe është një lojtar i pëlqyer nga gjermani.
Zikaltërit do të dorëzoheshin përballë një oferte të tillë pasi presidenca ka nevojë për para që momentalisht nuk mund të injektohen nga Kina.
Hapin e parë konkret, klubi i kuq do ta bëjë në muajin qershor por njëkohësisht duhet të ruhet edhe nga sulmet e mundshme të Chelseat.
