Bayern Munchen ofron 100 milionë për sulmuesin që eklipsoi Cristiano Ronaldon

Te Benfica ka një çështje dhe shumë të nxehtë madje. Në prag të ndeshjes me Interin, sirenat për interesin e Bayern Munchen në adresë të Gonçalo Ramos janë rritur ndjeshëm dhe kjo është një situatë jokomode për klubin nga Lisbona.

Kanali gjerman i platformës me pagesë “Sky” bën të ditur lajmin, duke theksuar se gjatë ditëve të fundit, klubi baravrez ka shprehur më shumë se një interesim të thjeshtë për 21-vjeçarin që zëvendësoi Cristiano Ronaldon në ndeshjen vendimtare të Kupës së Botës ku Portugalia u eleminua nga Maroku në çerekfinale.

“Sky” thekson gjithashtu se Oliver Kahn është gati të paguajë 100 milionë euro për ta shkëputur talentin nga “shqiponjat” e Benfica-s.

Gjithsesi është ende herët për të forlur pasi Bayern ka interes të shtuar edhe për sulmuesin francez të Eintracht Frankfurt, Kolo Muani, gjithashtu i evientuar në Kupën e Botës me fanellën e “gjelave”.