Shakira-Pique, ja se çfarë diskutuan në telefonatën e fundit

Shakira-Pique, ja se çfarë diskutuan në telefonatën e
Nuk ka fund telenovela më e gjatë e futbllit spanjoll. Pique dhe Shakira prejdisa muajsh kanë zyrtarizuar ndarjen por lajmet më të reja në lidhje me marrëdhënien e tensionuar të tyre, nuk kanë muguar asnjëherë.

Kështu ndodh sërish pasi nga Spanja sjellin një tablo edhe të telefonatës së fundit mes të dyve, përpara nisjes së këngëtares kolumbiane drejt SHBA-së, ndoshta për të nisur një jetë të re në Miami.

Në telefonatën e tensionuar, Shakira është përpjekur t’i sqarojë se duhej të udhëtonte në SHBA për t’i qëndruar pranë babait të sëmurë duke marrë edhe fëmijët, por Pique nuk ka qenë aspak dakort.

Edhe pse nuk ka qenë në dijeni të faktit që ajo do të shkonte në spital, ai sërish ka kërkuar informacione shtesë, madje ka aktivizuar edhe avokatët nga frika se Shakira mund të vendoset përfundimisht në Florida duke i larguar edhe dy djemtë.