Tifozët e Milanit në delir, sulmuesi më i mirë i Napolit lë skuadrën

Tifozët e Milanit në delir, sulmuesi më i mirë i Napolit
Luftoi deri në fund për të luajtur që në ndeshjen e parë çerekfinale Milan-Napoli por sulmuesi nigerian Victor Osimhen nuk do të zbresë nesër në mbrëmje në “San Siro”.

Golashënuesi më i mirë i Serie A ka ngritur “flamurin e bardhë” për shkak të një dëmtimi muskular që po e mban prej më shumë se 15 ditësh larg fushave të blerta.

22-vjeçari është larguar nga grumbullimi i skuadrës dhe do të qëndrojë në Napoli për të ndjekur fazën e rikuperimit e për të qenë plotësisht në dispozicion të Lucianio Spalletit në ndeshjen e kthimit.

Një telash shumë i madh ky për skuadrën kryesuese të Serie A që humbet bomberin kryesor por nuk do të ketë as shërbimet e Cholito Simeones, gjithashtu i dëmtuar. I vetmi qëndërsulmues në dispozicion të trajnerit është Raspadori.