FSHF merr vendimin për sfidën e “kërcënimeve” Kastrioti-Bylis

FSHF merr vendimin për sfidën e “kërcënimeve”
Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se ndeshja Kastrioti-Bylis, e vlefshme për javën e 28-të të Abissnet Superiore, e planifikuar për t'u zhvilluar më datë 9 prill 2023, do të zhvillohet të mërkurën e datës 19 prill në stadiumin Elbasan Arena duke filluar nga ora 15:00.

Në komunikatën e publikuar nga isntitucioni kryesor i futbollit shqiptar, bëhet me dije se FSHF është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet ligjzbatuese për zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur me zyrtarët e ndeshjes.

"Hetimet janë duke vazhduar dhe në të njëjtën kohë presim që gjithҫka të sqarohet sa më parë në mënyrë që gara të vazhdojë normalisht deri në fund".

Gjithashtu, Kastrioti do t’i luajë të gjitha ndeshjet deri në fund të sezonit në “Elbasan Arena” pasi policia nuk merr përsipër organizimin në stadiumin e Kamzës.

Të dielën, vetëm pak minuta përpara fillimit të sfidës, FSHF njoftoi anulimin për shkak të kërcënimeve të zyrtarëve të Kastriotit ndaj gjyqtarit të ndeshjes ndërsa theksoi se një gjë e tillë ishte bërë edhe një javë më parë në sfidën Kastrioti-Laçi, duke intimiduar edhe arbitrin në të paktën një vendim të marrë në mënyrë të gabuar dhe që ndihkoi drejtëpëdrejtë në fatin e ndeshjes ku krutanët fituan 2-1.