Incidenti me Valverden, familja e mbrojtësit Baena kërcënohet me vdekje

Alex Baena bën një denoncim tjetër, këtë herë jo në adresë të Federico Valverdes por kundër mbështetësve të tij për kërcënimet me vdekje që pretendon se i kanë shkuar familjes. Mbrojtësi i Kombëtares U-21 të Spanjës, në një postim të gjatë, mohon ta ketë provokuar verbalisht uruguajanin në ndeshjen e janarit ku mendohet se i ka adresuar fjalë të rënda për fëmijëne  lindur përpara kohe, ndërsa shton:

“Dëmi që po i bëhet familjes time është i pajustifikueshëm. Kërcënime dhe fyerje e madje edhe kërcënime me vdekje”, shkruan 21-vjeçari në një postim të gjatë ku vijon: “E kam referuar çdo gjë në polici dhe tani dua të fokusohem tërësisht te puna ime në fushën e lojës për të arritur objektivat”.

Incidenti me Valverden, familja e mbrojtësit Baena kërcënohet me

Valverde nuk do të ndëshkohet për incidentin në parkimin e stadiumit madrilen ku goditi me grusht Baena-n, duke i shpëtuar kështu edhe një pezullimi të mundshëm me 12 ndeshje pasi incidenti nuk është referuar në raportin e arbitrit të ndeshjes.