Cassano i përgjigjet Mourinho-s dhe ka një mesazh për “spiunin” Livaja

Cassano i përgjigjet Mourinho-s dhe ka një mesazh për

Jose Mourinho i kujtoi dështimet që ka pasur në karrierë por replika e Antonio Cassano-s nuk vonon dhe ka ardhur në kohën e duhur. Ish-sulmuesi, duke iu referuar një fjalie të “Special One”, sipas të cilit, Marco Livaja është përplasur me Cassanon kur të dy ishin pjesë e Interit, ish-sulmuesi i përgjigjet me një video të publikuar në Instagram ku thotë:

“Është e vërtetë që jemi përplasur me Livajan dhe i kemi thënë të gjitha, deri në fjalën e fundit por pas dy ditësh u bëmë miq sërish. Unë nuk kam frikë të zihem me njerëzit por nuk e kam bërë në 18 vite karrierë. Shikoj që dikush paska spiunuar dhe thuaji spiunit tënd se kur u përplasem na ndanë 20 njerëz.

Thuaji lepurushit tënd se të bëri të bësh një tjetër figurë të keqe, si skuadrat që ti drejton. Askush nuk më ka falur asgjë edhe pse ndoshta kam qenë me fat. Unë nuk kam pasur frikë nga askush dhe nga asgjë i dashur Mourinho”.