Ronaldo i nervozuar dhe frustruar në Arabi, kapet me kundërshtarët pas barazimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2023, 12:49
Nisin të shfaqen problemet e para të Cristiano Ronaldos në aventurën e tij në Arabinë Saudite.
Barazimi pa gola i Al Nassr ndaj Al Feiha që favorizon Al Ittihad në krye të klasifikimit me 3 pikë diferncë e ka nervozuar jo pak sulmuesin portugez. Në fund të 90 minutëshit, CR7 është përplasur me lojtarët kundërshtarë duke e cilësuar si jo korrekte sjelljen e tyre në fushën e lojës.
“Nuk do të luash, nuk d të luash”, i ka bërtitur portugezi një lojtari mik. Dukshëm i frustruar fituesi i 5 Topave të Artë që humbi një mori rastesh për t’i dhuruar fitoren skuadrës së tij.
