Tirana merr kryesimin, me Kukësin e shpëton i përhershmi Florent Hasani

 Tirana merr kryesimin, me Kukësin e shpëton i përhershmi Florent
Kampionët e Shqipërisë e shfrytëzojnë asistin që ju dha Partizani me atë barazim të frymës së fundit në Rrogozhinë pasi rrezikojnë por fitojnë 2-1 me Kukësin dhe shkëputen të vetëm në krye të klasifikimit me 50 pikë, 2 më shumë se të kuqtë.

Flotrent Hasani sigloi rrjetën e 15 sezonale njëkohësisht golin vendimtar nga pika e bardhë në minutën e 89 pas prekjes së topit me dorë nga Barbosa në një dyluftim ajror.

Tirana u shfaq më kërkuese, ndërsa Kukësi ishte më i rrezikshëm dhe shumë herë pranë avantazhit në pjesën e dytë por Bekaj dhe tranversa i mohuan gëzimin e avantazhit skuadrës së Rrahman Hallaçit.

Ndeshja që mbyll javën e 28 të Kategorisë Superiore u zhbllokua nga Hila në minutën e 42-të duke e  skuadrën kryeqytetase në dhomën e zhveshjes me avantazhin minimal. Verilindorët nuk ishin aspak dakort me këtë rezultat dhe e nisën menjëherë pjesën e dytë me një gol me kokë të të përhershmit Rashiti, ndërsa rrezikuan në të paktën edhe dy raste për të gjetur rrugën e rrjetës.

Gjithsesi, në një aksion pa shumë pretendime dhe pas një topi të hedhur në zonë, Barbosa i dha një asist skuadrës kampione duke i dhuruar një penallti që Florent Hasani e shdërroi në gol dhe në një 3-pikësh të artë për Tiranën.